ITALI

Policia italiane ka shpallur në kërkim një shqiptar në Bolonja, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për veprat penale të trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje.

Ky veprim i autoriteteve italiane erdhi menjëherë pasi gjeti në makinën e shqiptarit 1.2 kg kokainë të pastër dhe një shumë  prej 10 mijë eurosh. Kontrolli i saj u bë pasi ajo kishte qëndruar me orë të tëra e parkuar, sjellje kjo që rriti edhe më tej dyshimet tek agjencitë ligjzbatuese.

Droga Imola1
Droga Imola1

Në fund të kontrollit, brenda makinës u gjet një armë e tipi pistoletë e cila rezultonte e vjedhur, ndërsa tek sedilja e pasme, ai kishte fshehur edhe një sasi tjetër droge vlera e së cilës përllogaritej në 100 mijë euro.

(n.m/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: