Policia greke ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar mëngjesin e djeshëm në Kalamata të Greqisë pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Pas një hetimi shumë mujor të kryer nga Prokuroria e Narkotikëve rezultoi se për tetë muajt e fundit ka qenë aktiv në trafikun e lëndëve narkotike, në zonat e Mesinisë dhe Arkadisë.

37-vjeçari, për të mbuluar veprimtarinë e tij të paligjshme përdorte lidhje telefonike, të cilat nuk janë deklaruar në të dhënat e tij reale, por në të dhënat e shtetasve të huaj të vendeve të treta, ndërsa sipas bisedave të tij me blerësit, ata komunikonin me fraza dhe një kod të veçantë.

Në kuadër të një operacioni të organizuar policor, në banesën e tij u krye një kontroll i imtësishëm ku u gjetën dhe u konfiskuan rreth 4 kg kanabis, mbi 100 gram kokainë, 1 peshore elektronike, 1 celularë dhe rreth 6000 euro që dyshohet se janë të ardhura nga shitja e drogës.

Gjithashtu, në një hetim të vijuar në një shtëpi tjetër të 37-vjeçarit, u arrestua një i afërm i tij 34-vjeçar, pasi u gjetën dhe u konfiskuan sasi kanabisi, me peshë totale prej -10.5- gram. në dhomën e tij të gjumit.

Sakaq, shqiptari do të dërgohet në Prokurorinë Penale të Kalamatës, ndërsa hetimet policore dhe hetimet paraprake kryhen nga Prokuroria e Narkotikëve pranë Nëndrejtorit të Sigurisë Kalamata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb