RIMINI– Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Rimini nga policia italiane, pasi u kapën me dy kilogramë marijuanë, 3.4 kg kokainë dhe 10 kg hashash, 104 mijë euro para cash dhe një pistoletë të vjedhur.

Sipas mediave italiane shqiptarët e moshës 22 dhe 36 vjeç, janë arrestuar me akuzën e posedim dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Po keshtu policia italiane ben me dije se sasia e drogës u gjet në automjetin e njërit prej vëllezërve, me të cilën bëhej edhe shpërndarja e drogës, ndihmuar edhe nga një motor që përdorej gjithashtu për lëvizje. kishte dorëzuar një sasi droge. Ai bëri rezistencë ndaj policisë, duke qëlluar me shkelma e grushte dhe duke lënduar efektivët e policisë.
Ndërkohë policia arrestoi edhe vëllain e madh, i cili la makinën sapo diktoi që policia po e ndiqte dhe tentoi të ikte me shpejtësi në këmbë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: