Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia Klajdi Xibrakun. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se Xibraku ishte arrestuar për trafik droge nga Ekuadori.

Siç raporton gazetarja Lala, në kontejnerët e kompanisë ishin kapur 143 kg kokainë, ku ishte arrestuar Klajdi Xibraku.

Ndërkohë, për trafikun e kokainës me profilin e Pablo Escobarit ishte arrestuar edhe Erion Peti, aksioner i kompanisë së eksportit të frutave, i cili është liruar më herët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb