Një nëndetëse me 1 ton kokainë me vlerë 18 milionë euro është kapur 52 milje në Paqësor nga autoritetet kolumbiane.

Nëdetësja parashikohet të mbërrinte javën e parë të shtatorit në Meksikë për t’i dorëzuar ngarkesën kartelit meksikan të Gjeneratës së Re të Jaliskos.
Edhe nëndetësja që po transportonte drogën ishte në pronësi të një prej organizatave kriminale më të rrezikshme në Kolumbi, ”Grupos Armados Organizados Residuales E-30” e lidhur me Klanin e Gjirit.

Vetë nëndetësja vlen 1.2 milionë euro dhe mund të mbajë deri në 3 ton. Nuk dihet nëse kokaina kishte si destinacion të fundit Meksikën apo jo, por organizata meksikane në fjalë ka një prezencë në Meksikë në 24 nga 32 shtetet që e përbëjnë, dhe shumicën e rasteve çon kokainë, heroinë dhe armë në SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb