TIRANË

Shtyhet sërish gjyqi për administratorin e kompanisë ‘Arbi Garden”, Arbër Çekajn. Gazetarja  Klodiana Lala raporton për  “BalkanWeb” se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve të Donaldo Lushajt. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj, administratori i ‘Arbi Garden’, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane.

Ndërkohë, për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë, organi i akuzës ka kërkuar 16 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar ai do i duhet të kryejë 10.8 vite. Arbër Çekaj akuzoi prokurorin Edvin Kondili se ka manipuluar provat gjatë hetimit dhe e ka kallëzuar atë në Prokurori.

“Kam bërë ankesë për të kërkuar largimin e prokurorit Edvin Kondili ne KLP, pasi nuk mund të vazhdoj me një prokuror që manipulon provat”-tha Çekaj.

Gjykata e Krimeve të Rënda do shprehet me 8 janar të 2020 për Arbër Çekajn, i cili dyshohet për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë kolumbiane në portin e Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb