TIRANE

Shtyhet sërish proçesi gjyqësor te Krimet e Rënda për biznesmenin Arber Çekaj dhe 2 të pandehurve të tjerë të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas.

Shkak për shtyrjen e seancës, ku pritej të lexohej pretenca e prokurorisë është bërë mungesa e avokatëve te Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, ndërsa nga avokati Maksim Haxhiaj u dorëzua kërkesa për shtyrje të seancës për arsye shëndetësore. Procesi i radhës u caktua të mbahet më 8 nëntor.

Më 21 shtator, Arbër Çekaj doli para gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila konfirmoi ‘arrestin me burg’ për biznesmenin e bananeve që u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Shqipëri pasi akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në portin e Durrrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb