Policia greke ka kapur një sasi prej 4.4 kg kokainë, duke arrestuar një shqiptar dhe një grek.

Operacioni është zhvilluar në Athinë, ku të arrestuar janë 33-vjeçari shqiptar, shofer taksie, brenda mjetit të të cilit u gjet një pjesë e lëndës narkotike e ndarë në 3 qese të vogla, si dhe një 34-vjeçar grek, në banesën e të cilit u gjet pjesa tjetër.

Mediet fqinje raportojnë se greku i arrestuar është një ish-punonjës i Teatrit Kombëtar në Greqi. Mësohet se kokaina shitej në Athinë për 60-70 euro grami.

Në total janë sekuestruar 4 kg e 410 gram kokainë, 1 kg e 455 gram MDMA, 675 euro, 2 peshore, 5 celularë, 1 taksi.

Image
Image
Image (1)
Image (1)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb