TIRANË

Policia e Tiranës me anë të një njoftimi zyrtar thotë se gjatë 24 orëve të fundit, janë proceduar penalisht 3 administratorë subjektesh, të cilët kishin zënë hapësirat publike me shezlongë dhe çadra në Golem, si dhe ka arrestuar tre persona të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në plazhin e Golemit, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Njoftimi i Policisë:

Procedohen penalisht 3 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Bien në prangat e Policisë dhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në plazhin e Golemit, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D. A., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak;

G. Gj., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit M. M., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

•Më datë 04.07.2021, në Rrugën e Dibrës, në rrethana ende të paqarta, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës shtetasin E. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin, kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb