Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi iu sekuestruan 11 doza me kokainë. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. P., 24 vjeç, banues në Durrës.
Pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjetën 11 doza me lëndë narkotike kokainë, të cilat i shiste kryesisht në lagjen nr. 1, Durrës.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 peshore elektronike, 2 automjete, 3 telefona celularë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb