Në emisionin ‘Pikat mbi i’ në News24 avokati Spartak Ngjela ndërsa foli për ngjarjet kriminale në vend, u shpreh se paraja është shkaku kryesor i krimeve në vend.

Nga ana e tij analisti Artur Zheji, i ndalur tek vrasja e trefishtë në Fushë Krujë ishte një atentat i mirë-organizuar.

“Për vrasjen e trefishtë në Fushë Krujë është hedhur një dyshim pasi i gjithë operacioni është bërë në 120 sekonda dhe nga një përgjim telefonik që është marrë, në momentin e fundit kanë kuptuar që po ndiqen dhe është e habitshme se si grupi ekzekutues i kanë ndjekur në një mënyrë thuajse të padukshme. Koha e eliminimit është e frikshme dhe ata që u vranë nuk ishin njerëz të zakonshëm. Është një filozofi dhe ka nevojë për analizë socio-kriminale.

Disa thonë kokat hëngshin, kur bandat përplasen me njëra -tjetrën, por ka edhe një atë tjetër, pasi kur shohim vrasje të mafioze nga të tjerë do të thotë që një bandë shumë më e fortë po merr pushtetin kriminal.

Ngjela: Defekti qëndron se nuk kapin dot autorët dhe në këtë mënyrë nxjerrim versione të ndryshme. Pra ne ecim me version sepse nuk kemi kapur autorit, nuk është faji ynë është i shtetit. Ndodh një vrasje e trefishtë dhe ata nuk dinë gjë fare. Shteti s’ka fuqi, policia nuk ka fuqi të kapë autorët…Ne nuk e dimë se kush është më i pasur shteti apo krimi

Zheji: E dimë krimi është më i pasur.

Ngjela: Atëherë nuk kemi shtet. A kishin mundësi të ngrinin ndonjë helikopter për të parë lëvizjet, jo atëherë kjo është gjendja, s’kemi shtet.

Zheji: Ne u dogjëm dhe s’kemi as për spërkatje. Një është i prishur, një nuk funksionon…

Ngjela: Kush do ta fitojë luftën në Shqipëri, krimi apo shteti? Tani duket se po shihet se po e fiton krimi….

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb