TIRANE– Kryetari i lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, paralajmëroi nga Korça se vendi po shkon drejt kaosit dhe destabilizimit.

Gjatë bashkëbisedimit me socialistët dhe mbështetësit e lëvizjes së tij, Kokëdhima tha se vendi është zhytur në një krizë të rëndë politike. Ai gjithashtu hapi alarmin se Kavaja është në prag të një konfrontimi të madh.

Postimi i Kokëdhimës.

Vendi po shkon drejt kaosit dhe destabilizimit. Gjatë bashkëbisedimit me socialistët dhe mbështetësit e lëvizjes se vendi është zhytur në një krizë të rëndë politikeZGJIDHJA në Korçë thashë se vendi është zhytur në një krizë të rëndë politike. Opozita është në rrugë. Ajo nuk është regjistruar dhe nuk paraqiti kandidatë për zgjedhjet e 18 qershorit. Zgjedhjet e datës 7 maj në Kavajë nuk mund të zhvillohen normalisht. Kavaja është në prag të një konfrontimi të madh. Bashkë me zgjedhjet e Kavajës janë hedhur në erë edhe zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Vendi po shkon drejt kaosit dhe destabilizimit.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb