Kreu i Partisë “Zgjidhja”, Koç kokëdhima, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se Reforma Zgjedhore në Shqipëri është e domosdoshme, sepse parlamenti dhe pushteti vendor nuk përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e popullit shqiptar.

Sipas Kokëshimës, sot në Shqipëri pazaret i bëjnë vetëm Edi Rama dhe Lulzim Basha, dhe nëse shqiptarët nuk do të kenë të drejtë të zgjedhin vetë drejtuesit situata nuk do të ndryshojë.

“Pse duhet një reform zgjedhore? Pse është e domosdoshme? Reforma Zgjedhore në Shqipëri është e domosdoshme, sepse Parlamenti i qeverisë dhe pushteti vendor nuk përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e popullit shqiptar. Parlamenti i qeverisë nuk është besnik i popullit shqiptar dhe nuk mbron interesat e kombit dhe shtetit tonë. Parlamenti është i mbushur me njerëz, që nuk do duhet të ishin në asnjë përgjegjësi politike. Njerëz që nuk kanë asnjë vlerë, për asnjë pozicion kyç të administratës.

Së dyti, Reforma Zgjedhore do duhej, sepse në Shqipëri populli është i zhveshur nga gjithë të drejtat që ka një vend normal demokratik. Populli shqiptar nuk është i lidhur vetëm në kuptimin e buxhetit dhe atë ekonomik, por është i lidhur nga politika. Zgjedhjet i bën Edi Rama dhe Sali Berisha, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Populli vetëm voton, por nuk voton asnjë emër, s’ka emra. Voton vetëm për PS, PD, s’ka tjetër mundësi. Pra, përmes një procesi zgjedhor që e bëjnë sit ë duan këto dy parti, këta dy njerëz. Jemi këtu ku jemi për shkak të kësaj politike, që duam të ndryshojmë. Kjo politikë mund të ndryshojë vetëm nëse njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin kë duan.
Ky realiteti jonë është i pashembullt në botë, është një popull që jeton pa liri, pa të drejta, i qeverisur nga zyrtarë që nuk kanë kohë të mendojnë për asgjë tejtër, vecse për pasurinë e tyre”, tha Kokëdhima.

Po apeli i ndërkombëtarëve?
Më kanë ardhur në grykë këta ndërkombëtarët, nuk di grykë këta ndërkombëtarët, nuk di çfarë të them për ta, jam aq i frustruar. Ndërkombëtarët vijnë nga vende me standard demokratike, dhe e dinë mirë cfarë ndodh këtu. Atyre nuk iu interesojnë reformat, por thjesht të kapërcejnë krizën. Lulzim Basha iku për të sabotuar reformën zgjedhore, ai është delfini i kapjes së kësaj reforme, është delfini i Edi Ramës. As Edi Rama nuk e do reformën, ata janë bashkë. Edhe LSI luftoi trup më trup dhe pastaj i braktisi kauzat e lirisë, sepse atë luftë e kishte vetëm për nevoja të pushtetit të vet.

Ju thoni që këtu po bëhet një lojë, që ka marrëveshje politike, çfarë roli ka Ilir Meta për ta zhbërë këtë lojë?
Ne kemi 30 vjet që kemi po këto, Saliun, Ramën, Metën, Lulzimin, po këto janë. Çfarë nuk i kanë thënë njëri-tjetrit, që do vriten, do shahen me libër shtëpie, dhe ja dolën ta bllokojnë edhe për katër vjet reformën zgjedhore. Për sa kohë nuk do të vendosen të drejtat e qytetarëve për të zgjedhur lirisht drejtuesit e vet, drejtësia do të jetë në duart e këtyre njerëzve.

Çfarë sugjeroni ju për ta arritur këtë?
Partia “Zgjidhja” e ka bërë të qartë, edhe unë, dhe do vazhdojmë luftën tonë, që të kuptohet se nuk mund të bëjmë shpikje. Nuk e kemi shpikur ne demokracinë, Kushtetutën, por ne mund të bëjmë zbatim të duhur të parimeve demokratike. Më gjeni një vend të vetëm demokratik ku votohet me lista të mbyllura. Nuk ekziston, është shpikje e tyre e bërë Brenda natës. Sot pazaret i bëjnë vetëm dy njerëz, Edi Rama me Lulzim Bashën, dhe këto dy kanë marrë të gjitha pushtetet e Shqipërisë, prandaj ne jemi këtu ku jemi, në një vend të turpshëm, ku vetëm vuajmë dhe shqiptarët nuk kanë të ardhme. Edhe ndërkombëtarët nuk janë aleatë të popullit shqiptar, nuk janë aleatë të lirive të qytetarëve dhe nuk mbrojnë vlerat evropiane të demokracisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb