Ligjvënësit socialistë nuk shohin asnjë arsye për të shtyrë mbledhjen e Kongresit në fillim të vitit të ardhshëm, duke kundërshtuar kësisoj propozimin e kolegut Koco Kokedhima. Për mikrofonin e News 24, ata pohojnë se po vijon puna normalisht me strukturat brenda Partisë Socialiste.

NGA MARSELA KARAPANCO*

Propozimi i deputetit socialist të Vlorës, Koco Kokëdhima për të shtyrë datën e Kongresit të Partisë Socialiste, përvec debateve që shkaktoi në mbledhjen e së shtunës me dyer të mbyllura, duket se nuk ka gjetur mbështetjen e kolegëve të majtë, të cilët shprehen kundër shtyrjes së datës për mbledhjen e kongresit. Madje, mes tyre kishte edhe nga ata që u befasuan nga një lajm i tillë.

Erjon Brace: Unë nuk di të ketë ndonjë propozim për të ndryshuar datën e Kongresit, dhe e dyta, nuk ka asnjë vendim të forumit të partisë për të shtyrë këtë datë. Ne kemi bërë sot mbledhje për dy rajone, atë te Fierit dhe Beratit dhe natyrisht qe jemi brenda afateve të vendosura nga Asambleja kombëtare e Partisë Socialiste për të kapur kongresin në janar.

Valentina Leskaj: Si mund të jap përgjigje për një propozim që se di. Unë nuk e di këtë propozim. S’di të ketë propozim zyrtar.

Klodiana Spahia: Në qytetin qe unë përfaqësoj, zgjedhjet po shkojnë normalisht, kështu që mendoj se nuk ka asnjë nevojë për shtyrje të Kongresit.

Gentian Bejko: Asambleja e PS-së e ka marrë vendimin e saj, dhe besoj se nuk ka më vend për diskutime.

Bashkim Fino: Sot e kam lexuar në gazetë. Jam befasuar. Sepse ai është një vendim i marrë nga Asambleja Kombëtare. Cdo njeri që do të bëjë propozim, le ta bëjë në asamblenë kombëtare nqs donte të shtynte kongresin. Të gjitha strukturat po punojnë në mënyrë intensive në qarqet qe jemi vendosur me zgjedhjet e krereve të partive të cdo njësie, dhe në qarkun ku unë jam, në Korcë, puna po ecen normalisht, dhe ata mezi po e presin kongresin në janar.

Vendimi per thirrjen e Kongresit, u njoftua ne muajin korrik, pak jave pas perfundimit te zgjedhjeve lokale, ku e majta doli fituese ne shumicën derrmuese të bashkive në vend.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: