TIRANË

Kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 tha se protesta e studentëve është e vetmja gjë e bukur që ka ndodhur në këto vite. Sipas tij, të gjithë partitë janë pjesë e fajit për situatën e krijuar, ndërsa shtoi se sistemi arsimor është shkatërruar prej tyre.

“Është e vetmja që e vetmja gjë dhe e bukur që ka ndodh, kjo protestë rinore, që ka ringjallur shpresën e kombit  shqiptar për të marrë një rrugë pozitive dhe shprese. Rama dëshiron të minimizojë protestën. Për studentët, Rama është përgjegjësi i këtij sistemi arsimor.

Ata e kuptojnë se në parlament nuk janë deputetët e popullit, por të zgjedhurit e partisë. Këta çfarë nuk kanë bërë me arsimin. E bën të gjithë trupën arsimore partiake. Protesta e studentëve e ka shumë të qartë mesazhin se është kundër kësaj klike të pushtetit. Askush nuk i ka mbështetur, por i kanë lënë vetëm si në mesjetë.  Kjo qeveri ka injoruar kushtet elementare të studentëve”, tha ai.

Gjithashtu ai tha se problemi më i madh i vendi është mafia politike, e cila vijon të kontrollojë shumë fusha, përfshirë edhe atë arsimore dhe intelektuale.

“Të tria partitë duhet të mbahen larg protestës. Ata janë përgjegjësie për shkatërrimin e arsimit. Këtë krizë e manifestojnë me mijëra diskutime të studentëve, që janë të pa qeverisur dhe të padëgjuar. Asnjë parti politike nuk duhet të guxojë ta sabotojë e përvetësojë këtë protestë. Të tria partitë janë kundër mesazheve të kësaj proteste, pavarësisht se çfarë thonë në deklarata. Nuk çlirohen universitete, nuk garantohet autonomia, liria intelektuale nëse nuk çlirohet Shqipëria më  parë nga mafia e partive.  Protesta e studentëve është inteligjente, është si në ditën e parë. Të gjithë janë në protestë. Jam i sigurt që  do reflektojnë”, tha mes tjerash Kokëdhima.

(n.m/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb