TIRANE

A është e gatshme Partia Socialiste për një mocion mosbesimi ndaj Ramës? A ka potencial kjo parti të reformohet dhe a e sheh ai si pasardhës të Ramës Erion Veliajn? Koço Kokëdhima flet për disa të vërteta që i quan të hidhura. Ai shprehet se PS sot është shkërmoqur dhe se nuk ka më elementë që mund ta rimëkëmbin.


“Krimi më i madh politik i Edi Ramës është pikërisht shkatërrimi i PS, ajo parti ishte kapital dhe aset i çmuar në duart e shqiptarëve, por ajo parti është shkërmoqur nga themelet. Drejtimi i asaj partie është në duart e mafiozëve, njerëzit më të këqij të racës sonë”,- thotë ai.

Përveç Ramës, Kokëdhima vjell vrer edhe ndaj kryebashkiakut Veliaj.

“Veliaj është dishepulli më i keq i Edi Ramës, i pashkolluar, i korruptuar. Ka artin e manipulimit të popullit, është intriga e vogël e intrigës së madhe, Ramës”,- thot♪7 ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb