Në përfundim të mbledhjes së grupi parlamentar, kryeministri Edi Rama tha se më 11 maj PS merr mandatin e 4 të cilin e konsideroi një mandat të standardeve.
Ai shtoi se më 11 maj “mavia” do të bëhet e kuqe” ndërsa e mbylli me sloganin “Vetëm përpara”.
“Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët edhe në 11 maj na duhet flakë në çdo kuti votimi, mavia duhet të bëhet e kuqe flakë, siç e ka qejf Erion Braçja ngjyrat e kutive.
Tërmet nga poshtë, flakë nga lart dhe në 11 maj do të marrin mandatin e 4-ë. Mandati i 4-ët do të jetë mandati i standardeve demokratike të drejtësisë. Taulanti sapo ma përshpëriti: Vetëm përpara!”, tha Rama.
(BalkanWeb)