Një foshnjë 20 muajshe ka humbur jetën në Spanjë pasi u godit në kokë nga breshri në rajonin e Girona-s.

Breshëri prej 10 centimetrash shkaktoi lëndime të tjera dhe sipas meteorologëve spanjollë është breshëri më i madh në rajon në 20 vitet e fundit.

Gjithçka ndodhi mëngjesin e së martës kur foshnja që ndodhej jashtë u godit në kokë nga breshëri i madh. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe fatkeqësisht humbi betejën mëngjesin e sotëm.

Departamenti i zjarrfikësve mori dhjetëra thirrje për më shumë se 28 persona të plagosur, ndërsa shumë rrugë dukeshin si një peizazh i bombarduar. Një valë moti i keq ka përfshirë Spanjën ditët e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb