KOKSH, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, nëprmjet një deklaratë për shtyp ka dënuar ngjarjen që ndodhi dje në zyrat e këtij institucioni, ku 4 peshëngritës, Briken Calja, Erkand Qerimaj Daniel Godelli dhe Krenar Shoshaj kanë debatuar me drejtuesit për lënien jashtë të tyre nga Lojrat Mesdhetare.

“Sportistët Briken Calja, Erkand Qerimaj Daniel Godelli, Krenar Shoshaj, si dhe trajnerët e tyre, uzurpuan dhunshëm ambientet e zyrave të KOKSH. Për ne kjo është një sjellje antisportive, e papranueshme”, thuhet në deklaratë.

Për këtë ngjarje, KOKSH bën të ditur se do të njoftojë edhe organizmat ndërkombëtar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb