KORÇË

Një situatë kaotike është krijuar në doganën e Kapshticës. Gazetarja Lorena Kodra duke iu referuar burimeve zyrtare, raportoi për “BalkanWeb” se prej disa orësh janë jashtë funksionit serverat. Dhjetëra automjete janë të bllokuara pasi nuk kryejnë dot zhdoganimin.

Mësohet se kamionët e mallrave dhe trajlerat në hyrje kane probleme me zhdoganimin prej gati 6 orësh, nga Greqia për në Shqipëri ndërsa nga Shqipëria në Greqi nuk ka problem. Ndërsa për mjetet e vogla nuk kanë probleme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb