NGA KLODJANA HAXHIAJ
DURRËS- Radhë të gjata mjetesh në pikën e kontrollit fizik në qytetin e Durrësit. Shkak është bërë grumbullimi në këtë pikë kolaudimi, i të gjitha mjeteve nga disa zona.

Drejtuesit e mjeteve deklarojnë se presin në radhë që prej orëve të para të mëngjesin e kërkojnë shtimin e pikave të kontrollit fizik, me qëllim marrjen e shërbimit në kohë.

Kjo ka qenë situata në pikën e kontrollit fizik të automjeteve në qytetin e Durrësit, edhe këtë të premte.

Automjetet nga Rrogozhina, Kavaja, Durrësi, Shijaku e Kruja përplasen në të vetmen pikë të kolaudimit, duke u krijuar radhë të gjata pritje.

Gjatë ditëve të fundit në të njëjtin vend është bërë edhe bashkimi i automjeteve të vogla veturave me kamionëve duke bërë që të soset edhe durimi i drejtuesve të mjeteve.

Ata deklarojnë se kjo situatë nga koncesionari privat i kolaudimit të mjeteve është bërë problem i madh për të gjithë taksapaguesit. Shoferët kërkojnë hapjen e pikave të reja të kolaudimit për t’u shmangur radhët e gjata dhe koha që shpenzojnë në pritje për të marrë këtë shërbim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: