Anila Jole, kryeredaktore e News24, në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, duke folur për këngëtaren e famshme Parashqevi Simaku tha se drama e saj nxorri në pah jo vetëm atë që i ka ndodhur asaj, që është një gjë shumë e rëndë, por edhe mënyrën se si reagoi shoqëria shqiptare.
“Ishte më e thjeshtë të përballohej vetëvrasja e saj për shkak të dramave që kishte kaluar, se sa këtë akt që ajo kishte ndërmarrë në mënyrë vetësakrifikuese”, tha Jole.
Ajo u shpreh se kjo ngjarje nxorri në pah atë qasjen e kolegëve të saj, të cilët nuk reaguan në mënyrën e duhur, por tregoi edhe solidaritetin e popullit të thjeshtë.
“Uroj që Parashqevia të rifillojë jetën e saj, të takojë djalin e saj, të ketë banesën e saj”, tha Jole.
Sipas Joles, një pjesë e madhe e popullit e ka pëlqyer.