TIRANË

Kryeministri Edi Rama i ka mëshuar edhe sot idesë për arsim profesional, një çështje e prekur prej tij dhe shumë herë të tjera.

Ai tha se paralalelisht shumë shpejt ne do të nxjerrim dhe planin për rritjen e ndjeshme në çdo vit të kolegjeve profesionale dhe uljen e numrit të atyre që shkojnë në universitet për arsimin e lartë. Si shembull kryeministri mori gazetarët dhe tha se nuk kemi nevojë për 300 gazetarë.

“Studentët kanë kërkuar disa gjëra të arsyeshme por operacioni do të shkojë shumë më thellë dhe reforma do shkojë shumë më thellë. Kemi një bazë absolutisht të padiskutueshme që është ligji i arsimit të lartë por kemi nevojë të bashkëpunojmë ngushtësisht për ta zbatuar atë dhe për t’i dhënë hapësirë ambicieve dhe shpresave të gjithë vajzave dhe djemve që shkojnë në rrugën e Universitetit për të studiuar se jo të gjithë shkojnë për të studiuar. Një pjesë shkojnë për të kaluar ca vite para se sa të gjenden në rrugën e jetës pa ditur se çfarë do bëjnë dhe ndërkohë paralalelisht shumë shpejt ne do të nxjerrim dhe planin për rritjen e ndjeshme në çdo vit të kolegjeve profesionale dhe uljen e numrit të atyre që shkojnë në universitet për arsimin e lartë. Është një numër jashtë çdo lloj logjike dhe jashtë çdo lloj arsyeje. Ne nuk kemi nevojë për 300 gazetarë në vit, besoj për shembull. Ju kemi juve dhe na duket sikur jeni 3 mijë. Llogarite 300 në vit, ku do shkojnë, ku do punësohen. Nga viti i shqyerjes së dyerve të universiteteve kemi prodhuar 10 mijë juristë, ku do shkojnë. Ndërkohë që shumë prej tyre mund të bëhen profesionistë të lartë”, deklaroi Rama.

Pra sipas tij, jo profesionale e mesme por kolegje profesionale 2-vjeçare siç i ka gjithë bota. “Kjo është rruga. Por në fazën e parë do ecim me këto 8 pika plus”, deklaroi kryeministri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb