Kolegji Elektoral sot vendos në një datë historike për të certifikuar Presidentin e 46-të të SHBA.

Populli amerikan me shumicë votash konfirmoi Joe Biden si President të zgjedhur, por tashmë në dorë e ka ky institucion kompetent për këtë çështje.

Kolegji Elektoral ka gjithsej 538 elektorë, dhe që një President të zgjidhet duhet të ketë 270 vota ose më shumë nga elektorët. Historia amerikane ka treguar se mbi 99% të rasteve elektorët kanë votuar për Presidentin e dalë nga populli.

Këto zgjedhje që shkuan në SHBA, janë nga më të veçantat, jo vetëm për pjesëmarrjen masive në votime, por edhe për akuzat për manipulim e vjedhje votash që vijojnë edhe sot nga Presidenti në detyrë Donald Trump, që deri më tani nuk e ka fituar dot betejën ligjore për të rrëzuar rezultatin fitues të Biden.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb