Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritje të zgjedhjeve në Qarkun e Fierit.

Partia Demokratike, kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark, pasi pretendon se para, gjatë dhe pas procesit të votimit ka pasur parregullsi. Por kjo kërkesë është rrëzuar nga Kolegji, e cila la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Snaksioneve (KAS). Kujtojmë që më herët, Kolegji zgjedhor rrëzoi paditë e opozitës, për qarqet e Vlorës, Gjirokastrës dhe Beratit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb