TIRANË- Kolegji zgjedhor ka rrëzuar sot ankimimin e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Kurbinit. Kolegji ka lënë kështu në fuqi vendimin e KQZ-së.

Problematika për këtë bashki erdhi pasi kandidati i parë i të djathtëve në këtë Bashki dha dorëheqjen, por KQZ nuk pranoi si të vlefshme zëvendësimin e tij, duke e lënë sërish në garë. PD nuk bëri fushatë në Kurbin për shkak të dorëheqjes së kandidatit, çka i dha fitoren e sigurt Partisë Socialiste në këtë Bashki.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: