Një mik i një kameramani të Fox News që u vra në Ukrainë ka reaguar në lidhje me vdekjen e Pierre Zakrzeëskit në betejë bashkë me kolegen e tij, Oleksandra Kuvshinova, 24 vjeç.

Automjeti i tyre u sulmua me armë nga ushtria ruse në Horenka, në periferi të Kievit. Kameramani Marcus Yam, i ‘LA Times’, tha se ishte takuar për herë të parë me Zakrzewskin në Afganistan, ndërsa e cilësoi atë “një mik shumë bujar, i dobishëm dhe vazhdimisht i kujdesshëm.”, raporton BBC.

Mes të tjerash kolegu i të ndjerit tha se ai kujdesej për të gjithë në terren. Ai kontrollonte vazhdimisht kolegët. Më kontrollonte gjatë gjithë kohës. I tillë ishte Pierre, një shpirt shumë i mirë. Ne kemi një përgjegjësi ndaj lexuesve tanë dhe shikuesve tanë për t’i përcjellë këto histori. Lufta dhe konflikti janë gjëra të tmerrshme. Pierre e dinte këtë. Ai ishte i përkushtuar t’i tregonte ato histori.”, përfundoi rrëfimin e tij Marcus Yam.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: