Dy milionë imazhe të abuzimeve të të miturve. Një arkiv me foto pornografie të mbajtura në një hard disk që Edward Brooks, një burrë 52-vjeç i mbante të fshehura në një mur brenda shtëpisë së tij në Minehead, në Somerset (Mbretëri e Bashkuar).

Materiali u zbulua nga autoritetet në 2017, por burri arriti t’i shpëtonte burgut. 52-vjeçari vazhdoi të shkarkonte foto dhe video të fëmijëve edhe poshtë moshës 8-vjeç. Për këtë gjyqtarët vendosën ta dënonin me 23 muaj burg. Një vendim që po diskutohet sepse dënimi vazhdon të ndiqet.

“Pas koleksionit të fotove dhe videove nga Edward Brooks, ka shumë fëmijë që kanë pësuar abuzime traumatike, të cilët do të shohin jetët e tyre të ndryshuara, ndërsa Brooks me të drejtë u dërgua në burg ku do të duhet të ndërmarrë një program rehabilitimi intensiv.

Rasti i Brooks gjithashtu tregon se sa e madhe është kjo industria e shtrembëruar dhe nevoja që autoritetet dhe kompanitë e teknologjisë të punojnë në mënyrë unike për të shkatërruar rrjetet që krijojnë dhe ndajnë këto përmbajtje të tmerrshme “, tha një zëdhënës për agjencinë e mbrojtjes e fëmijërisë në Mbretërinë e Bashkuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: