TIRANE

Ekspertët thonë se akumulimi i kolesterolit në organizëm ndryshon tek burrat dhe gratë. Në rastin e gruas, niveli i kolesterolit është më i lartë gjatë shtatzanisë dhe menopauzës.

Çfarë është Kolesteroli?

Kolesteroli është një substancë e ngjashme me dyllin që prodhohet nga mëlçia. Ai është i rëndësishëm për disa hormone në organizëm.
Kolesteroli është i nevojshëm për lëkurën dhe parandalon tharjen e saj.

Kolesteroli ka ndikim edhe tek imuniteti.

Kjo substancë ngjitëse përthith toksinat dhe i nxjerr ato jashtë. Kolesteroli ndahet në dy kategori: ai i lipoproteinës me dendësi të ulët (LDL) që është i keq dhe ai i lipoproteinës me dendësi të lartë që është i mirë.

Kolesteroli LDL përmban më shumë yndyrë se proteinë dhe transporton acidet yndyrore në gjak.

Kolesteroli HDL luan rol në transportimin e hormoneve dhe përpunimin e toksinave nga mëlçia. Kur ushqimet përpunohen ato dëmtohen nga radikalet e lira dhe oksidohen.

Kolesteroli kështu bëhet më i ngjitshëm dhe mbetet në shtresat e brendshme të enëve të gjakut duket shkaktuar inflamacion.

Shkaqet e kolesterolit të lartë tek gratë
Gratë përballen me disa faktorë rreziku të kolesterolit të lartë para dhe pas menopauzës.

Ai është më i lartë kur gruaja kalon të pesëdhjetat.

Përveç menopauzës, niveli i kolesterolit tek organizmi i një gruaje rritet sipas faktorëve të tjerë të mëposhtëm.

Shtatzania
Gjatë shtatzanisë, nivelet e estrogjenit në organizmin e grave dhe hormoneve të tjera janë shumë të larta.

Kolesteroli rritet jo vetëm si pasojë e nevojës për formimin e placentës por edhe proceseve të tjera transformuese që ndodhin në trupin e gruas.

Kontraceptivët
Përdorimi i këtyre pilulave të pasura me hormone ndikon në nivelet e triglicerideve dhe të kolesterolit duke shkaktuar rritjen e menjëhershme të tij.

Hipotiroidizmi
Ekspertët thonë se gratë që vuajnë nga hipotiroidizmi kanë një metabolizëm më të ngadaltë.

Problemet me tiroiden ndikojnë në aftësinë e mëlçisë për përpunimin e gjakut dhe si rrjedhojë nxisin rritjen e nivelit të kolesterolit.

Veshkat
Gratë që vuajnë nga sëmundje të rënda të veshkave përballen me një akumulim në rritje të lipideve në gjak.

Kjo ndodh sepse veshkat e kanë të vështirë të përpunojnë lipidet siç duhet.

Mbipesha
Mbipesha shkakton një rritje të menjëhershme të niveleve të kolesterolit.

Ai mbush enët e gjakut duke rritur rrezikun e bllokimit të tyre dhe sëmundjeve të zemrës. Për uljen e nivelit të kolesterolit, ekspertët rekomandojnë konsumin e frutave të pyllit, avokadove, arrave dhe vajit të ullirit./AgroWeb.org

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb