Shqiptari më i urryer në botë, Martin Shkreli,  CEO i Turing Pharmaceuticals i cili mori pseudonimin “pharma bro” duke rritur çmimet e ilaçeve që mund tu shpëtonin jetën të sëmurëve me HIV/Aids do të qëndrojë 4 muaj burg në qytetin e Bruklin. Qelia ku do të qëndrojë është e njohur si burgu i “kollareve të bardha”, aty ku burgosen mafiozë dhe të dyshuar për terrorizëm, të cilëve u mohohet aksesi ndaj shumë shërbimeve.

Deri në janar Shkreli do të jetë i burgosur në Qendrën Metropolitane të Dënimit në Bruklin, një vend i njohur si streha e të ashtuquajturve “kollaret e bardha”, shkruan BBC.

Në këtë burg ndodhen afro 2000 të burgosur, dhe Shkreli nuk do të ketë mundësi të përdorë internetin.

34-vjeçari, ish-ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Turing, u vendos në qendër të vëmendjes për rritjen ekstreme të çmimit të një ilaçi antiparazitik, gjë që i solli nofkën e “njeriut më të urryer në Amerikë” dhe “Pharma Bro”. Urdhëri për burgosjen e tij erdhi pasi Shkreli ofroi 5,000 dollarë shpërblim në Facebook për personin i cili do t’i sillte një fije floku të ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: