Fluksi i madh i shqiptarëve që hyjnë në Kosovë, ka bërë që në pikat kufitare të ketë pritje të gjata.

Pritje të gjata janë parë edhe mëngjesin e sotëm në pikë kalimin kufitar në Merdarë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, për të hyrë në Kosovë nga pikë kalimi kufitar në Merdarë, qytetarët duhet të presin prej 2 deri në 2 orë e gjysmë.

Ndërsa për të dalë nga Kosova në këtë pikë kalim, duhen vetëm 5 deri në 10 minuta.
Ndërkaq më të vogla janë pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku pritja për të hyrë në Kosovë është 15 deri në 20 minuta kurse për të dalë nga Kosova 5 deri në 10 minuta.

merdare

Merdare 2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: