ITALI

Koloneli dhe komandanti i Policisë Provinciale në Bergamo, Paolo Storone në një intervistë për “Corriere Della Sera” është shprehur  se tregu i heroinës është në duart e trafikantëve shqiptarë.

“Në Bergamo, tregtimi i heroinës është në duart e trafikantëve shqiptarë, të cilët kanë një rrjet të mirë korrierësh, raporte të drejtpërdrejta me grupet kriminale të huaja e nuk kanë probleme me kriminalitetin italian.

Pra ndryshe nga Milano, ku tregu i drogës është në duart e mafias kalabreze Ndrangheta, në Bergamo zotërohet nga trafikantët e huaj kryesisht shqiptarë”, u shpreh ai , në një intervistë për “Corriere Della Sera”.

Storone flet edhe për rikthimin e  konsumit të drogës tip heroine në provincën e Bergamos.

“Kemi verifikuar një shtim të konsumit të heroinës e cila sot kushton gati 1/3 e çmimit të saj të mëparshme e pothuajse më pak se kokaina, është shprehur ai. Përdorimi i heroinës ka një efekt psikologjik që ka ndihmuar në rritjen e kërkesës”, u shpreh ai.

Kreu i Komandës së Policisë Provinciale të Bergamos kërkon edhe  rritjen e nivelit të aksionit kundër çdo korrieri të thjeshtë droge deri në nivelet më të larta të organizimeve të tyre.

Droge Itali

 BalkanWeb

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb