Ardian Ismajli pritet të jetë legjionari i radhës që mund ti bashkohet kolonisë shqiptare që aktivizohen në Serie A. Ismajli po kalon një periudhë fantastike, është titullar fiks te Hajduk Split, lojtari më rendimentin më të mirë në kampionat kroat. Për mbrojtësin e kombëtares pritet të dëgjojmë shumë gjatë merkatos së janarit pasi për të janë interesuar disa klube të ndryshe, mbi të gjitha Atalanta dhe Bolonja.

Ismajli
Ismajli

Klubi bergmask ka një eksperiencë pozitive me futbollistët shqiptar, trajneri Gasperini po mendon të formoj një prapavijë me lojtarë shqiptar pasi prej kohësh Gjimshiti është shndërruar në titullar fiks. Ismajli është vendosur në majën e listës së dëshirave për këtë merkato janarit, është një lojtar i ri dhe me shumë perspektivë, titullarë edhe në skemat e Edi Rejas. Atalanta është në avantazh në raport me Bolonjën pasi bluzinjtë edhe këtë sezon janë në garë për objektiva të rëndësishëm. Për Ismajlin kjo do të ishte një mundësi e shkëlqyer, një hap i madh dhe pozitiv në karrierën e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb