Policia bën me dije se është dorëzuar në polici autori i një plagosjeje të ndodhur ditë më parë në një lokal në fshatin Qafëzezë.

Sot është vetëdorëzuar në polici 29-vjeçari F.M. Ky i fundit, më 18.07.2019 ka plagosur me mjete të mprehta shtetasin F.C, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Kolonjë

Në vijim të informacionit paraprak datë 18.07.2019, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Qafëzez, ku gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta është plagosur me mjet të mprehtë 49 vjeçari F.Ç, informojmë se është vetëdorëzuar në ambjentet e Komisariatit, shtetasi F.M, 29 vjeç, banues në fshatin Bejkovë, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia si autor i dyshuar i kësaj ngjarje.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb