Pas sezonit të shkëlqyer në vitin 2016, Kolorado Rapids po përjeton një pjesë të parë të vitit 2017 shumë zhgënjyes, aq sa tani mban vendin e fundit në Konferencën e perëndimit me vetëm 1 fitore në 8 ndeshje dhe vetëm 5 gola të shënuar. Për të dalë nga kjo situatë, të gjithë në klubin e Kolorados kanë kthyer sytë nga Shkëlzen Gashi, i cili ka lënë pas problemet në tendinën e Akilit që e shqetësojnë prej dy muajsh.

Gashi shënoi 9 gola gjatë sezonit të kaluar dhe trajneri Pablo Mastroeni shpreson që të jetë po aq vendimtar në këtë edicion. Sinjalet e para u panë që në ndeshjen ndaj Vankuverit, ku Gashi luajti 90 minuta.

shkelzen gashi

“Në ndeshjen e fundit ai ishte iniciatori i gjithçka që bëmë duke dalë në sulm, duke thyer linjat e mbrojtjes kundërshtare, duke sulmuar, duke lidhur gjithë repartin. Edhe kur kthehej pas, e kishte gjithmonë si prioritet të sulmonte. Ky është mentaliteti që na duhej dhe ai e tregoi në ndeshjen e fundit”, tha Mastroeni para gazetarëve rreth gjendjes së sulmuesit.

Për vetë Gashin, situata nuk mund të trajtohet plotësisht me pozitivitet edhe pse më në fund bëri një ndeshje të plotë. “Isha i lumtur që munda të luaj 90 minuta, ishte diçka e mirë, por sigurisht që gjithmonë shpresoj që të fitojmë ndeshjen.

shkelzen gashi

Pa fat, kemi qenë pa fat dhe duhet të mendojmë pozitivisht për të fituar ndeshjen e radhës në fushën tonë  e për të filluar një seri pozitive”, tha sulmuesi.

Kjo ndeshje nuk do të jetë si të gjithë të tjerat, pasi Kolorado pret San Hoze Wrthkuejks të Jahmir Hykës, në atë që do të jetë “derbi shqiptar” i MLS-së edhe në vitet në vazhdim./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb