HAVANA- Qeveria kolumbiane dhe guerilasit Fark-ë nënshkruan sot në Havana një marrëveshje historike mbi një armëpushim përfundimtar, duke i hapur rrugën zgjidhjes së një konflikti që ka shkatërruar vendin për më shumë se gjysmë shekulli.

Para shumë krerë shtetesh dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos dhe shefi suprem i Forcave të Armatosura Revolucionare Kolumbiane (FARK), Timoleon Jimenez, nënshkruan në mesditë një dokument të paprecedentë mbi kushtet e një mbyllje përfundimtare të luftimeve.

Kjo etapë vendimtare mundëson mbylljen e konfliktit më të vjetër në Amerikën Latine, që ka bërë prej 52 vitesh 260 000 të vdekur, 45 000 të zhdukur dhe 6,9 milionë të shpërngulur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: