Së paku një person ka humbur jetën, ndërsa 35 të tjerë janë lënduar gjatë një sulmi me bombë pranë një stacioni policor në Kolumbi.

Një mjet shpërthyes i improvizuar shpërtheu në lagjen Bolivar të kryeqytetit Bogota, pranë stacionit të policisë.

Shpërthimi vrau një fëmijë dhe plagosi 35 persona, duke përfshirë dy oficerë policie.

Ministri kolumbian i Mbrojtjes Diego Molano tha se bomba ishte vendosur pas stacionit të policisë.

“Ishte i kamufluar në një valixhe, ai shpërtheu me thirrje”, tha Molano.

Presidenti Ivan Duque e dënoi gjithashtu sulmin.

Autoritetet kanë njoftuar se ata që ndajnë informacione për autorët e sulmit do të marrin një shpërblim prej 80 mijë dollarësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb