Në Kolumbi numri i viktimave si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) shkoi në mbi 125.000.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, me vdekjen e 71 personave në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 125.016.

Në 24 orët e fundit u zbuluan 1.996 raste të reja dhe numri i përgjithshëm shkoi në 4.911.082. Me shërimin e 1.824 personave numri i përgjithshëm i të shëruarve u rrit në 4.740.709.

Vendet më të prekura nga COVID-19 janë Bogota me 1.441.483 raste dhe Antioquia me 736.391.

Numri i rasteve aktive u regjistruan si 30.518 dhe shkalla e mbushjes së vendeve në kujdesin intensiv ndryshon midis 80-85 për qind.

Nga ana tjetër, brenda fushatës së vaksinimit masiv ministria njoftoi se deri më tani 20.823.175 persona kanë marrë dozën e parë dhe 11.945.018 tjerë edhe dozën e dytë.

Kolumbia me një popullsi rreth 50 milionë banorë renditet në vendin e 10-të me numrin më të madh të rasteve në botë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb