KOLUMBI-Rebelët e FARC kanë kërkuar nga vajza kolumbiane e shpallur Miss Univers, të ndihmojë në negociatat e paqes me qeverinë.

Pulina Vega 22 vjeçe, studente e biznesit dhe modele nga qyteti verior i Barranquillas, u shpall Miss Universi në fund të janarit.

Deri tani 22-vjeçarja nuk i është përgjigjur kërkesës, ndërsa grupi i FARC i dha një shenjë pozitive sesi mund të ndihmojë ajo në arritjen e një marrëveshje.

Rebelët e FARC po zhvillojnë një luftë guerile kundër qeverisë në 50 vitet e fundit.

Negociatat e paqes mes qeverisë dhe rebelëve janë duke u zhvilluar në Havanë që prej nëntorit 2012.

Përfaqësuesit e të dyja palëve janë duke u përpjekur për të arritur një marrëveshje, por bisedimet shpesh janë bllokuar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: