Në Kolumbi janë sekuestruar rreth 20 mijë arra kokosi të mbushura me kokainë në formë të lëngshme.

Sipas lajmeve në mediat e SHBA-së, në një deklaratë nga Prokuroria e Kolumbisë thuhet se lënda narkotike u sekuestrua dje në portin Kartagjena në një kontejner transporti me destinacion qytetin e Xhenovës në Itali.

U përcaktua se 19.780 arra kokosi në kontejner ishin të mbushura me kokainë në formë të lëngshme.

Ekspertët e vendit të ngjarjes thanë se trafikantët e drogës kanë nxjerrë me kujdes lëngun natyral të arrës së kokosit dhe në vend të saj kanë injektuar kokainën në formën e lëngshme.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb