KOLUMBI

Me shpërthim të kontrolluar është rrafshuar shtëpia  luksoze e “ baronit të kokainës” në Medilin. Në vend të pallatit të Escobarit do të bëhet  një park.

Ndërtesa “Monaco”, kështjella luksoze e ish-baronit të drogës Pablo Escobar në Medellin Kolumbi u rrafshua  nga shpërthimi i kontrolluar në qender të  qytetit për të ndërtuar aty një park dedikuar  viktimave të narko-terrorizmit.

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar diten e djeshme në 11:53 sipas kohës lokale (18:53 GMT). Tre sekonda më vonë, para 1.600 njerëzve, përfshirë edhe viktimat e Escobarit, tetë katet e strehës së «Capo» e Medellin Cartel u shndërruan në gërmadhe.

Një re e bardhë pluhuri mbuloi qiellin për disa minuta, ndërkohë që zjarrfikësit hodhen ujë për të  hequr pluhurin. Të ballafaquar me një pjesë të shoqërisë kolumbiane që merreshin me  mirëmbajtjen e ndërtesës, në përkujtim të luftës së përgjakshme të karteleve të kokainës, komuna nisi një fushatë duke theksuar se ajo nuk është per te “fshirë historinë”, por “transformim”.

Shkatërrimi i Monakos “përfaqëson humbjen e kulturës se ilegalitetit (…) Kjo do të thotë se historia nuk do të jetë e shkruar nga dora e rojeve”, tha presidenti i Kolumbise Ivan Duque,  ne vendin ku do te ngrihet parku  Inflexio, i cila pritet të përfundojë deri në fund të vitit.

Në vend të Monakos – simbol i pasurise se Escobarit, i cili ishte pa funksion,  do të krijohet një hapësirë prej 5.000 metra katrorë në kujtesë te mijëra njerëzve të vrarë gjatë periudhës më të dhunshme të narko-terrorizmit në vitet 1980 dhe 1990, kur kartelet kolumbiane të drogës kanë zhvilluar një luftë të pamëshirshme. Shkatërrimi i ndërtesës, behet pak më shumë se 25 vjet pas vdekjes së Escobait, i qëlluar dhe vrarë nga policia në dhjetor 1993.

Deri kohët e fundit, turistët vizitonin çdo ditë ndërtesën e madhe të bardhë që Escobar ndërtoi në vitet 1980, në zemër të El Rompidos, një nga rrethet më prestigjioze të Medellinit. Para  se të braktisej, monakoja mbante ne kete godine institucione publike si dhe shërbimet policore.

Që nga viti i kaluar, turistët që merrnin  pjesë ne turne te  “narko-turizmi “ kane pare murin e kesaj ndërtese te mbuluar me postera të mëdha të” autoreve “të luftes se  përgjakshme te drogës: policinë, gazetarët, gjyqtarët, njerëzit që u vranë me urdhër të Baronit të kokainës.

“Respekti dhe dhimbja jone, ne nderojmë viktimat tona (1983-1994) – 46 612 jete njerezish “, shkruhet në njerën  nga pankartat, të cilat u zhdukën pas rënies së ndërtesës.

Kryetari i komunës së Medellin Federico Gutierrez beson se kjo histori e së kaluarës duhet të shkruhet për viktimat.

“Shkatërrimi është një hap, por ndoshta kërkesat dhe zërat e viktimave  jane ato  që tani mund ta trembë këtë shpirt”, shtoi Alonso Salazar  “Shëmbëlltyra e Pablo” dhe ish-kryetar i bashkisë së qytetit.

Si pjesë e kësaj fushate për të fshirë gjurmët e «capo», një kopje të avionit që kishte transportuar dërgesën e parë të kokainës në Shtetet e Bashkuara, e hoqen  në janar nga “Hacienda Napoles porta ‘ një zonë e gjerë e pronës se Escobar në veriperëndim te Kolumbise, ku ai jetoi dhe ku Baroni kishte ngritur atje dhe kopshtin zoologjik ku tanime kjo zone është kthyer në një park.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb