KOLUMBI- Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave dhe rrëshqitjet e tokës në provincën Antioquia, në veriperëndim të Kolumbisë.

Si pasojë e shirave lumi Liboriana në qytetin Salgar doli nga shtrati duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa pjesa më e madhe e fshatit Santa Margarita pothuajse u mbulua nga uji.

Presidenti i vendit, Juan Manuel Santos pasi vizitoi zonën e katastrofës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa premtoi rindërtimin e shtëpive të shkatërruara.

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën rrënoja me shpresën për të gjetur të mbijetuar, ndërkohë ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet pasi ka shumë persona të zhdukur. Rreth 100 njerëz janë evakuuar nga zonat me rrezik më të lartë.

Forcat ajrore të Kolumbisë kanë dërguar helikopterë në zonë, si dhe rreth 160 ushtarë për të ndihmuar njerëzit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: