Protestat antiqeveritare në Kolumbi të cilat vazhdojnë që nga 28 prilli, kanë vazhduar në ditën e 35-të tyre.

Dhjetëra njerëz kryesisht grupe studentore që janë mbledhur në shumë pika të kryeqytetit Bogota, protestuan kundër politikave të presidentit Ivan Duque. Grupet marshuan përgjatë bulevardit nën shoqërimin e muzikës dhe sloganeve dhe shprehën reagimet e tyre në mënyrë paqësore.

Në anën tjetër njoftohet se nuk është arritur ende një marrëveshje në bisedimet mes përfaqësuesve të qeverisë dhe Komitetit Kombëtar të Papunësisë (CNP) që vazhdojnë me qëllimin për t’i dhënë fund protestave.

Këshilltari presidencial, Emilio Archila, në një konferencë për shtyp vuri në dukje se në shumë rajone të vendit vazhdojnë ende protestat me mbylljen e rrugëve. “Bllokadat në Kolumbi nuk janë një rrugë legjitime e përdorimit të të drejtës për të protestuar dhe për këtë arsye këto bllokada duhet të hiqen sa më parë”, tha Emilio Archila.

Ndërsa në deklaratën e Komitetit Kombëtar të Papunësisë thuhet se janë hequr 90 për qind e barrikadave të vendosura në shumë rajone të vendit.

Edhe kreu i zyrës së Avokatit Popullit të Kolumbisë, Carlos Camargo, ka deklaruar se aktet e mbylljes së rrugës shkaktojnë probleme serioze për sigurimin e produkteve të nevojës themelore në vend. Ai paralajmëroi se mungesa e ilaçeve dhe e ushqimeve mund të formojë ndikime serioze mbi të drejtat e njeriut.

Sipas raportit të fundit që zyra e Ombudsman-it ka publikuar lidhur me protestat që kanë përfunduar ditën e 35-të të tyre, thuhet se deri më tani në protesta kanë humbur jetën 48 persona dhe se 20 vdekje prej tyre janë të lidhura drejtpërdrejtë me protestat.

Ndërsa në të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes është deklaruar se gjatë protestave kanë humbur jetën 20 persona përfshirë 2 policë dhe se krahas 1.200 policëve të plagosur janë dëmtuar edhe mbi 400 organizata tregtare.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb