Një vit pas njohjes së martesës homoseksuale, Kolumbia legalizon familjen e parë poliamoroze. Është ajo e formuar nga tre gay, Victor Hugo Prada, Manuel Bermudez dhe Alejandro Rodriguez, të cilët kanë zyrtarizuar bashkimin e tyre para autoriteteve të Medellin. “Tani jemi të ligjshëm 100%”, ka komentuar trioja në një video.

Prada, me profesion aktor, dhe dy bashkëshortët e tij, një mësues i Edukimit Fizik dhe një gazetar, tani janë një familje në të gjitha kuptimet. “Trieja”, quhet ligjërisht ky lloj institucioni social, dhe në rast të ndarjes ose vdekjes së njërit prej të treve, dy bashkëshortët do të përfitojnë nga pensioni i të ndjerit dhe mund të trashëgojnë pasuritë.

tre gay

“Është njohja se ekzistojnë edhe lloje të tjera të familjes”, deklaron e entuziazmuar duke German Rincon Perfetti, avokat i shoqatës LGBT.

“Donim të zyrtarizonim familjen tonë. Nuk kishte asgjë në baza të forta ligjore që do të na lejonte të njiheshim si një familje”, theksoi Prada.

tre gay 4

“Ne jemi një familje, një familje poliamoroze. Është hera e parë në Kolumbi”, shtoi ai. Një “trieja” për të përdorur termin e saktë ligjor.

“Ky lloj bashkimi është i njohur në Kolumbi, por është hera e parë që një marrëdhënie e tillë legalizohet”, tha për agjencinë e lajmeve AFP, avokati i LGBT German Rincon Perfetti.

tre gay 2

Sipas Rincon, mundësia për të hyrë në këtë regjim patrimonial ka pasoja “100 për qind ligjore” për të tre burrat, të cilët në rast të ndarjes ose vdekjes do të kenë qasje në pensione ose mund të procedojnë me një ndarje të pronës.

Në Kolumbi çiftet homoseksuale kanë të drejtë të birësojnë fëmijë të cilët janë fëmijë biologjikë të një prej dy partnerëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: