TIRANE– Marrëveshja me BERZH për grantin për by-passin e Vlorës është diskutuar e më pas miratuar në mbledhjen e sotme të Komisionin e Ligjeve. Sipas deputetit Ylli Manjani, kjo marrëveshje sugjeron marrje granti edhe nga IPA.

Lidhur me këtë proces ka folur edhe deputeti Bashkim Fino, i cilie e ka cilësuar marrëveshjen të rëndësishme për realizmin e në pune që kërkon financim.

Sipas deputetit Fino, për grantet për by-pass-in e Vlorës “nuk kanë pse të kalojnë në Parlament”, ndërsa ka kërkuar nga deputetët e Komisionit të Ligjeve miratimin e grantit prej 17 mln euro.

Tjetër projekt-ligj i diskutuar në mbledhjen e sotme është ai për “Dhënie amnistie për ndërtimet pa leje”.

Lidhur me këtë çështje, deputeti Nard Ndoka tha se “nuk amnistohen ata që ndërtojnë në tokën e tjetrit apo në tokë publike, por amnistohen ata që kanë ndërtuar në tokën e tyre”.

Për dhënien e amnistisë për ndërtimet pa leje, deputetët Kozma Dashi, Nard Ndoka, Miranda Rira, kanë propozuar një amendament për ndryshime në Kodin Penal.

Por deputeti socialist Pandeli Majko, ka propozuar që për këtë çështje të thërritet kreu i ALUIZNI-t, për të bërë një panoramë më të plotë të situatës.

“Nëse bëjmë amnisti, le ta bëjmë të plotë e të zgjeruar”, tha deputeti Majko.

RAPORTI 2014, TOTOZANI: KA PASUR ANKESA PËR HEQJEN E NDIHMËS EKONOMIKE
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, Avokati i Popullit ka prezantuar raportin për vitin 2014. Duke u bazuar në të dhënat e raportit, Avokati i Popullit Igli Totozani është shprehur se në institucionin që ai drejton ka patur ankesa për heqjen e ndihmës ekonomike.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb