TIRANE- Komisioni i Ligjeve diskuton dhe miratuar ditën e sotme projektligjin për faljen e gjobave për mospagimin e sigurimeve shoqërore. Propozimi parashikon falje 100 %, ndërsa afati i miratuar parashikohet deri në 30 korrik. Projektligji është miratuar në tersi me ndryshimet e propozuara, ndërsa parashikon edhe faljen për bizneset që janë në proces ankimimi.

Të pranishëm në mbledhjen e sotme ishin edhe përfaqësues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Artan Hoxha, dhe Vullnet Sadushi.

Duke u shprehur se ky projektligj vjen në kuadër të reformës së pensioneve, Sadushi tha se “nuk falen gjobat për punonjësit e paregjistruar”.

Deputeti Majko është ndalur tek pagesat e ISSH për ushtarakët para vitit 2013. Por lidhur me këtë Artan Hoxha tha se “për ish-ushtarakët ligji ka pasur shtrirje në kohë. Nga Ministria e Mbrojtjes për disa ish-ushtarakë na thuhet se s’ka dosje”.

Sipas deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, ky është një projektligj elektoral “për vjeljen e votave”, ndërsa u shpreh se mbetet e paqartë “falja e gjobave të sigurimeve shoqërore në masën 80%”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb