Komandantët rusë po i vrasin ushtarët e tyre të plagosur në vend që t’i lejojnë ata të marrin trajtim. Një dëshmi e tillë e rëndë ka ardhur nga trupat e vetë Vladimir Putinit të cilët janë kapur nga ushtria ukrainase.

Trupat e inteligjencës së ushtrisë ruse të kapur nga ukrainasit kanë folur për këtë brutalitet në një videoregjistrim të realizuar nga gazetari ukrainas Volodymyr Zolkin.

Në video, një nga ushtarët tha se komandantët “u morën jetën” një të plagosuri. I pyetur nga z. Zolkin se çfarë do të thoshte kjo, ushtari tha: “Po ashtu… një ushtar i plagosur është shtrirë në tokë dhe komandanti i një batalioni e qëllon për vdekje nga një armë. Ishte një djalë i ri, ai ishte i plagosur. Ai ishte në tokë. Ai u pyet nëse mund të ecte dhe më pas u qëllua për vdekje me armë.’

Një ushtar i dytë tha në video: ‘Gjëja më e rëndësishme – ky nuk ishte një rast i vetëm. Nënkoloneli po ecte përreth….’

Një ushtar i tretë më pas thotë: ‘Ai qëlloi katër ose pesë.’

Ushtari i dytë thotë: ‘Ishin të gjithë të rinj.’

I treti shtoi: ‘Ata mund të ishin shpëtuar, t’u jepej ndihmë, të nxirreshin nga atje. Ai thjesht i qëlloi për vdekje’.

Kjo vjen pasi trupat fitimtare ukrainase i shtynë forcat ruse nga qyteti i Kharkiv. Në pamjet e postuara në internet të hënën nga guvernatori rajonal Oleh Synyehubov, ushtarët vendosën një shënues kufitar të pikturuar me ngjyrat e flamurit ukrainas diku përgjatë kufirit.

“Sot më 15 maj, Kharkiv” Forcat e mbrojtjes territoriale të Ukrainës – batalioni i 227-të, brigada e 127-të – shkuan në kufirin që shënon ndarjen midis Federatës Ruse – pushtuesit – dhe Ukrainës. Ne jemi këtu”, dëgjohet të thotë në video njëri nga ushtarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb