Komandantët e presidentit rus Vladimir Putin raportohet se kanë lëvizur fshehurazi thuajse 100 raketa të mbrojtjes ajrore në Rusi nga Bjellorusia aleate, duke shkaktuar frikë se ai po planifikon të nisë një sulm në shkallë të gjerë në Ukrainë.

Analistët ushtarakë kanë thënë se lëvizja e raketave S-300 dhe S-400 është ose një shenjë e marrjes së masave paraprake nga Rusia kundër një sulmi të mundshëm ukrainas në hakmarrje ndaj sulmeve të fundit të Moskës, ose e një mizorie më të madhe që pritet të vijë.

“Çfarëdo që Rusia ka në mendje t’i shkaktojë Ukrainës, Kremlini duket se pret hakmarrje në tokën e tij nga Ukraina ose Perëndimi”, tha një analist për The Mirror në një intervistë të premten.

“Analistët besojnë se me këto lëvizje raketore të bëra kaq shpejt, pak para bombardimeve masive të kësaj jave, të dyja janë të ndërlidhura,” thanë ata, identitetet e të cilëve u mbajtën të fshehta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb