Dy raketa ruse kaluan në hapësirën ajrore të Moldavisë dhe Rumanisë sot përpara se të hynin në Ukrainë, sipas raportimeve.

Valeriy Zaluzhnyi, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, tha se dy raketa Kalibr të lëshuara nga Deti i Zi hynë në hapësirën ajrore të Moldavisë dhe më pas fluturuan në hapësirën ajrore rumune përpara se të hynin në Ukrainë këtë mëngjes.

Sky News nuk ka qenë në gjendje të verifikojë deklaratën.
Tre raketa ruse të lëshuara në Ukrainë nga anijet në Detin e Zi kaluan hapësirën ajrore të Moldavisë në tetor.

Nicu Popescu, kreu i diplomacisë së vendit, tha në atë kohë se ambasadori rus në Moldavi ishte thirrur për të dhënë një shpjegim për shkeljen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb