Komandanti i Brigadës së 36 të Marinës së veçantë të Ukrainës, ka paralajmëruar se Mariupol vazhdon të bombardohet vazhdimisht nga forcat ruse.

Ai thekson forcat ruse po kryejnë sulme me artileri të rëndë , ndërsa ka bërë me dije se mbrojtja ruse ka pësuar humbje serioze, shkruan CNN.

“Ne kemi nevojë për mbështetje ndërkombëtare. Ka ende qindra civilë këtu. Ne nuk u besojmë ruseve dhe na duhen vende të tjera për garanci. Mariupol mund të shpëtohet”, ka thënë më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb